ZYRTARE: Enis Zabërgja bëhet me skuadër të re!

Enis Zabërgja është larguar nga Llapi dhe tashmë është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi vushtrrias është prezantuar te anëtari i Ligës së Parë, KEK-u, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi për gazetën është bërë i ditur nga i pari i këtij klubi, Besnik Mjeku.

Zabërgja, ishte transferuar te Llapi në verën e kaluar, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Ndërsa më parë, sulmuesi i njohur ka luajtur edhe në skuadrat si Hysi, Hajvalia, Trepça, Drenica.