Zyrtare: Emir Sahiti e merr një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij

Futbollisti kosovar, Emir Sahiti është larguar nga klubi i Rabotniçkit dhe me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdoj në arenën ndërkombëtare.

Emir Sahiti është një ndër lojtarët shqiptar më premtues të momentit. Sahiti mbron ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë U19.
Karriera e Sahiti ka filluar në klubin e Ramiz Sadikut, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë e FC Prishtinës.

Pas largimit nga Rabotniçki, Sahiti ka folur për ‘GazetaBlic’, ku ka theksuar se do të vazhdojë karrierën në Evropë, por nuk e zbulon emrin e klubit për shkak të korrektësisë me klubin e ri.

“Jam larguar, sepse ka ardhur koha të jem pjesë e ndonjë klubi evropian. Besoj se së shpejti do të aktivizohem në një klub në ballkan, ndoshta në Kroaci apo në ndonjë vend tjetër”, ka thënë Sahiti.