ZYRTARE: Emin Bajrami nënshkruan te Bashkimi i Koretinit

Emin Bajrami është rikthyer te Bashkimi i Koretinit.

Lajmi tashmë është bërë zyrtare nga skuadra e Bashkimit, shkruan GazetaOlle.com.

Bashkimi do jetë pjesë e Ligës së Dytë nga ky edicion.

“KF.Bashkimi Koretin ka arritur marrëveshje me trenerin e mirënjohur kosovar, Emin Bajrami. Kryesia e klubit duke parë zhvillimet e fundit në klub, pas shqyrtimit të të gjitha ofertave nga disa trejner të njohur ka vendosur për këtë zgjedhje, duke njohur Eminin si punëtorë të madh dhe korrekt.
Kryesia e KF.Bashkimi Koretin do të qëndroj afër trenerit duke i siguruar potencial të mjaftueshëm për të nisur një rrugëtim të ri. Ditëve në vazhdim do të ketë prezentime të reja pas rifreskimit të ekipës”, shkruan KF Bashkimi në rrjetet sociale.