ZYRTARE: Emin Bajrami bëhet trajner i kësaj skuadre

Emin Bajrami është bërë trajner i KF Shkëndijës së Hajvalisë, skuadër kjo e sapo themeluar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra prishtinase, përcjellë Gazeta OLLE.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të klubit nga paralagjia e Prishtinës:

Emin Bajrami trajner i KF SHKËNDIJA

Krahas përgaditjeve në drejtim të konsolidimit të klubit, një nga objektivat tona kyçe është edhe angazhimi i profesionistëve në pozicionet vitale të klubit.

KF SHKËNDIJA ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Emin Bajrami, i cili do të e drejtoj klubin drejtë realizimit të synimeve tona.

Emin Bajrami është një nga ikonat e futbollit kosovarë, me një përvojë të jashtëzakonshme, i cili si futbollistë karrierën e kishte filluar te Rudniku, për të vazhduar te Flamurtari, Shkëndija-Tetovë, Apollonia-Fier, FC Kraishnik Velika në Bosnje, për tu kthyer sërish në Kosovë te Llapi, Besiana, Shqiponja, Llamkos Kosova dhe në fund është kthyer te KF Hajvalia për të e përmbyllur karrierën e pasur si futbollistë.

Me eksperiencën e tij të suksesshme edhe si trajner në vitet e fundit, Emin Bajrami është një nga garancat e klubit tonë për nivel të lartë të profesionalizmit që do të aplikohet në klub dhe rezultateve të klubit.

Emini posedon licencën A dhe është në proces të licences UEFA PRO.

Punë të mbarë dhe suksese Emin . #kfshkendija.