ZYRTARE: Emin Bajrami bëhet me skuadër të re

Trajneri Emin Bajrami është bërë me skuadër të re gjatë ditës së sotme.

Ai ka marrë drejtimin e Minatorit nga fshati Magure, përcjellë Gazeta Olle.

Ai do ta zëvendësojë trajnerin e larguar, Hivzi Ahmetin.

“Pas shkeputjes se marrveshjes me trenerin Hivzi Ahmeti, arrihet marrveshja me trenerin e ri.

Ai eshte Emin Bajrami, te cilit i urojme sukses ne arritjen e qellimit tone”, njofton klubi.

Minatori garon në Ligën e Dytë. /Gazeta Olle/