Zyrtare: Emin Ajvazi me klub të ri

Rikthehet trajneri i mirënjohur kosovar, Emin Ajvazi.

Ish-‘timonieri’ i shumë skuadrave kosovare do të punojë të Fushë Kosova, skuadër që bënë gara në Ligën e Parë. “Në ndeshje do të jem kryetrajner sepse Besim Gjurevci e Arben Jakupi, nuk kanë licenca. Do të jem edhe koordinator një klub”, ka thënë Emin Ajvazi për Gazetaolle.com.

Ajvazi i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar shumë ekipe kosovare, foli edhe për synimet e fushëkosovarëve. “Do të synojmë që ta bëjmë një ekip të mirë në mënyrë që në edicionin e ardhshëm ta kërkojmë Superligën”, përfundoi Ajvazi i cili është i vetmi trajner llapjan që ka drejtuar skuadra jo-llapjane si Trepça, Ulpiana, Fushë Kosova e të tjera. Ajvazi në edicionin e kaluar arriti që me Trepçën të mbetet në elitë nëpërmjet barazhit.

Fushë Kosova ndodhet e gjashta në Ligën e Parë me 27 pikë.

loading...