Zyrtare: E lë Kombëtaren e njohur për Kosovën (FOTO)

Hendbollistja e talentuar e skuadrës NFH te Danimarkës Leonora Demaj nga sot edhe zyrtarisht u bë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës pasi plotësoi te gjitha bazat ligjore konfrom Rregulloreve të IHF-it dhe EHF-it.

Leonora sot ishte ne zyrën e FHK-së e kënaqur me rrjedhat mbi kalimin e saj ne radhët e Kosovës, duke u shprehur e lumtur që ju plotësua një ëndërr jetësore, kurse tani është në proces të ndërrimit te klubit te ri, dhe nesër udhëton urgjent për në Danimarkë për nënshkrimin e kontratës, njofton FHK.

loading...