ZYRTARE: Dy futbollistë largohen nga Superliga, bashkohen në Ligën e Dytë!

Klubi i Ulpianës është ri-organizuar dhe dje ka prezantuar tri transferime dhe trajnerin e ri.

Tekniku që do ta drejtojë ekipin në Ligën e Dytë është Megzon Visoka, përcjellë Gazeta Olle.

Ndërkohë, dy prej tri transferimeve janë nga Superliga.

Bëhet fjalë për Akil Makollin e Flamurtarit e Egzon Abazin e Llapit.

Ndërkohë, lojtari tjetër i prezantuar është Armend Misini nga Ferizaj. /Gazeta Olle