Zyrtare: Durim Gashi te Drita

Ashtu siç raportoi ditë më parë GazetaOlle.com, Durim Gashi edhe zyrtarisht është larguar nga Prishtina për t’iu bashkuar klubit të Dritës.

Lajmin e konfirmon për gazetën vetë futbollisti, duke e premtuar tifozërinë gjilanase se do ta jap maksimumin për fanellën bardhekaltër.

“Kam nënshkruar kontratë 6-mujore me klubin e Dritës dhe jam shumë i lumtur. I premtoj të gjithë tifozët që do të jap gjithçka për klubin tim të ri, që të marrim rezultate sa më pozitive. E pres me padurim derbin me Gjilanin”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

Ai shtoi në fund se njëra ndër arsyet kryesore se pse vendosi për Dritën, ishte pikërisht trajneri i ri i gjilanasve, Bekim Isufi.