Zyrtare: Dritës i largohet njëri prej më meritorëve që e shpalli kampion

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Dritës, Drilon Musaj, nuk do të jetë më pjesë e klubit gjilanas.

Futbollisti është zhvendosur në Finlandë për të vazhduar jetën familjare atje pasi atje gjendet gruaja e tij.

Ishte paralajmëruar se Musaj do të shkojë më herët, por ai vendosi t’i ndihmojë Dritës në ndeshjet evropiane.

drita gjilani derbi musaj haxhimusa

Eliminimi nga Liga e Evropës i hapi rrugë atij që të shkojë në Finlandë.

Musaj kishte qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Dritës, ndërsa luante në të djathtë të mbrojtjes, por dhe në mesfushë.

Fotografia e Drilon Musaj

Musaj ishte ndihmesë e madhe e Dritës për ta fituar titullin, por edhe në ndeshjet ndërkombëtare. /Gazeta Olle/