ZYRTARE: Drita merr Haxhi Nezirajn

Drita ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës, përcjellë Gazeta Olle.

Gjilanasit kanë prezantuar Haxhi Nezirajn.

“Tashmë është zyrtare, Haxhi Neziraj është futbollisti më i ri i FC Dritës. Haxhi Neziraj i lindur me 16 Mars 1993 ne Lucern, Zvicër ka filluar karierën futbollistike në Lucern, më pas në Wohlen e Shcaffhausen e së fundmi tek Flamurtari i Vlorës. Mesfushori ofanziv që nga sot iu bashkua ekipit bardhë e kaltërt në fazën pregaditore në Ohër.

Nezirajt i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe dhe shpresojmë në suksese të përbashkëta drejt objektivave të klubit”.

IMG_1732