ZYRTARE: Dortmund transferon sulmuesin e Chelseat

Borussia Dortmund edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Chelsean, për ta transferuar sulmuesin belg, Michy Batshuayi.

Lajmi është bërë i ditur nga të dyja palët, ndërsa formula e këtiuj transferi është huazim deri në fund të këtij sezoni.

Me kalimin e Giroud në Chelsea, pozita e titullarit për Batshuay ishte e pamundur, madje ai nuk mund të ishte as rezervisti i parë, pasi në sulmin e bluve është edhe Morata.

Ndërkohë, te Dortmundi do të gjejë hapësira të mjaftueshme, sidomos pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang në drejtim te Arsenalit. /Gazeta Olle/