ZYRTARE: Derbi i fqinjëve në futbollin kosovar regjistrohet me rezultat zyrtar, 3:0

Ballkani ka fituar takimin me Rahovecin me rezultat zyrtar 3:0.

Ky është vendimi i dalë nga Komisari i Garave i FFK-së. Takimi i javës së 9-të, i Ligës së Parë, ndërmjet Rahovecit dhe Ballkanit është regjistruar me rezultat zyrtar 0-3, në të mirë të musafirëve, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Fitore në fushë shënoi Rahoveci 1:0.

rahoveci2

V E N D I M

Miratohet ankesa e KF Ballkani si e bazuar dhe ndeshja e javës së 9-të ndërmjet KF Rahoveci – KF Ballkani, e cila në fushën e gjelbër u mbyll 1:0 për vendasit, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ballkani.

ballkani

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Rahoveci – KF Ballkani e vlefshme për  javën e 9-të të Ligës së Parë të Kosovës konstatoi se KF Ballkani ka ushtruar ankesë në parregullsin e paraqitjes së lojtarit të KF Rahoveci, Arber Likaj nr lic 14 dhe nr ID 001850m97 i cili para kësaj ndeshje ka pasur 4 kartona të verdhë.

Pas administrimit të gjitha shkresave në lëndë u vërtetua se lojtari i lartë pëermendur është aktivizuar në javën  e 4, 6, 7 dhe javën e 8 ku është ndëshkuar me kartona të verdhë, po ashtu është aktivizuar në javën e 9-të në ndeshjen Rahoveci- Ballkani, në të cilën detyrimisht është dashur të pushojë.

Pasi i njëjti është aktivizuar në javën e 9-të kemi të bëjmë me  shkeljet e nenit 48 paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave, çka do të thotë se lojtari i ndëshkuar me 4 kartona të verdhë detyrimisht pushon në xhiron e radhës, prandaj Komisioni i Garave miraton e ankesën e KF Ballkani si të bazuar dhe ndeshjën e javës së 9-të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ballkani.

Ballkanii