ZYRTARE: Dënim i rëndë për Vushtrrinë pas incidentit me Gjilanin

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.11.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

FC “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIV-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC “Vushtrria“ – SC “Gjilani“ e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri; raportet zyrtare (fyerje raciste drejtuar mysafirëve, hudhje e kanaçeve si dhe goditja e gjyqtarit të katërt në kokë me një shkrepsë prej nga erdhi deri të lendimi i të njejtit), bazur në nenin 53 paragrafi 1 pika 2 dhe neni 62 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa prezencën e spektatorëve.

ELMI LIMANI; ekonom në klubin e futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të ID kartelës; 014892M65 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq; raportet zyrtare (sharje, ofendime, kërcënime dhe tentim sulmi në asistentin e parë të takimit) në ndeshjen e javës së; XIV-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC “Prishtina“ – KF “Feronikeli“ e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disipolinore; Pezullohet pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit – kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga personi në pezullim Elmi Limani si dhe zyrtarët e asaj ndeshje lidhur me rastin.

SEVDAI KASTRATI; kryetar i klubit të futbollit “DARDANA“ nga Kamenica, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për sjellje josportive (raportet zyrtare; sharje dhe fyerje drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së: XII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF “Trepça“ – KF “ Dardana “ e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 3 të Rregullores disiplinore; dënohet në të holla në shumë prej; 300 euro (treqind euro). Afati pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FIDAIM HAXHIU; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive; raportet zyrtare (fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së ; XII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF “Trepça“ – KF “Dardana“ e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari“ në Mitrovicë, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 3 të Rregullores disiplinore ; dënohet në të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1);

ARBNOR FETAHU; lojtar i klubit të futbollit “DINAMO“ nga Ferizaji me numër të ID kartelës ;003957M01 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq; raportet zyrtare (kapje për fyte e lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e Ligës së parë të Kosovës për kategorinë e juniorëve ; KF “Dinamo “ – KF “Rilndja“ e zhvilluar në Ferizaj, bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

DEMOKRAT SHALA; gjyqtar futbolli në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për mosudhëtim në ndeshjen e deleguar të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; KF “Trepça ’89“ – KF “Trepça“ e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë; denohet me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT