Zyrtare: Dautaj vazhdon me Besën, shpejtë rinovimet tjera

Këto ditë janë totalisht të Besës. Pas tri transferimeve të djeshme, krerët pejan i kanë përvjelë mëngët dhe po punojnë me rinovime.

I pari që është blinduar në “Shahin Haxhiislami” është Qëndrim Dautaj, me zyrtarin Shkumbin Gashi që paralajmëron se gjatë ditëve në vijim do të rinovohen të gjitha kontratat.

“Me Dautajn jemi marrë vesh për vazhdimin e kontratës, ndërsa gjatë ditëve në vijim do t’iu rinovojmë kontratat edhe futbollistëve tjerë”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

Ju kujtojmë që dje Besa bëri një ‘het-trik’ përforcimesh, duke e marrë Leotrim Bekteshin, Yll Myrtën dhe Diar Miftarajn.