ZYRTARE: Dardana prezanton dy futbollistët që ishin pjesë e Superligës

Dardana ka prezantuar edhe dy përforcimet e reja, duke u bërë gati për Ligën e Parë

Klubi bardhekaltër ka prezantuar Ardian Hotin nga Llapi dhe Ardian Musliun nga KEK-u, përcjellë “Olle”.

“Sot Dardana ka prezentuar 2 prurjet e reja, të cilet i ka transferuar në diten e fundit të afatit kalimtar!

Dardana ka transfruar qendërmbrojtësin Ardian Hoti i cili së fundmi ishte pjesë e KF LLAPI! Bëhet fjalë për njerin ndër qendërmbrojtësit më të mirë në ligë i cili ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Hoti më herët ishte pjesë e Prishtinës, Besëlidhjes, Kek-ut dhe 2 Korrikut!

Dit më parë ekipit iu bashkua edhe Ardian Musliu”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/