Dardan Berisha është bërë me skuadër të re pas largimit nga Peja.
Njëri nga basketbollistët më të mirë në Kosovë ka vendosur që të rikthehet në kryeqytet, ku ka nënshkruar me Sigal Prishtinën.
Ka qenë klubi bardhekaltër që ka njoftuar për rikthimin e Berishës në kryeqytet.
33-vjeçari ka qenë pjesë e Prishtinës në katër periudha të ndryshme dhe gjithmonë ka pasur sukses me bardhekaltërtit. /Gazeta Olle/