Zyrtare: Dardan Berisha rikthehet në Kosovë, firmos me këtë skuadër (FOTO)

Dardan Berisha është kthyer te Sigal Prishtina pas një eksperience në Itali te Juvecaserta Basket.

Berisha që ishte lojtari kryesor që Prishtina triumfoi në Ligën Ballkanike dy vite radhazi, ka kontribuar edhe në titujt e fituar vendor.

“Ashtu siç ju premtuam, KB SIGAL Prishtina nuk do të ndalet së punuari për edicionin historik 2017/2018. Pas rikthimit të trajnerit Ahmet Kandemir dhe transferimin e dy lojtarëve të ri, Zeek Woodley dhe Keon Johnson, në radhët tona kemi rikthyer Dardan Berishën për të cilin nuk kemi nevojë të shkruajmë më shumë”.

“Dardani me KB Prishtinën fitoi gjithçka çka ka për tu fituar: Tituj të Kampionit të Kosovës, Liga Ballkanike, Kupa të Kosovës dhe Superkupa të Kosovës. Tani koha është për të luftuar për synimet e radhës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Kampionët e Kosovës paralajmërojnë edhe transferime të tjera.

dd

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor dardan berisha