ZYRTARE: Cuculi – Drita, nënshkruhet rinovimi “+2” i martesës

Ardian Cuculi ka vazhduar kontratën me Dritën edhe për dy vite tjera. 

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dritës, përcjellë “Olle”.

“Eshte arritur marreveshja per vazhdimin e bashkepunimit me qendermbrojtesin tone Ardian Cuculi edhe per dy vitet e ardhshme.

Cuculi eshte nje prej lojtarëve kyq te skuadres andaj drejtuesit e klubit i kane besuar qe te jete me ne deri ne vitin 2022.

Drejtori sportiv Valon Zymberi eshte shprehur tejet i kenaqur me arritjen e marreveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejët te rendesishem ne projektin e madhë qe ka klubi.

Vazhdojme te punojmë pa nderprerë drejt synimeve tona”, njofton Drita.

Para dy ditësh klubi rinovoi edhe me trajnerin Ardian Nuhiu. /Gazeta Olle/