Zyrtare: Cruyff emërohet trajner i ekipit të njohur (FOTO)

Jordi Cruyff është emëruar trajner i skuadrës izraelite Maccabi Tel Aviv, transmeton Gazetaolle.com nga mediat ndërkombëtare.

Jordi është i biri i legjendës së futbollit botëror, Johan Cruyff.

“Jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë Jordi Cruyff’, thuhet në komunikatën e klubit Maccabi Tel Aviv.

Jordi Cruyff  gjatë karrierës së futbollist ka luajtur në klube të mëdha në Evropë, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur që shkojë hapave të babait të tij e cili e ka shkruar historinë e klubit të Barcelonës, Ajaxit dhe Kombëtares së Holandës. /Gazetaolle.com