Zyrtare: Cleverley te Evertoni

Mesfushori i Manchester Unitedit, Tom Cleverley, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Evertonit, për të cilin klub do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

“Jemi shumë të lumtur për të mirëpritur Tomin. Ai është një futbollist shumë i nevojshëm për ne. Ai ka përvojë të mjaftueshmë në Premierligë dhe ka shumë vite përpara në karrierën e tij”, deklaroi trajneri i skuadrës, Roberto Martinez.

Ky i fundit dhe 25-vjeçari Cleverley, kanë punuar së bashku edhe te Wigani. /Olle