ZYRTARE: Chelsea prezanton sulmuesin francez

Skuadra e trajnerit italian Antonio Conte, ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit francez të Arsenalit Oliver Giroud për shumën e 20 milionë eurove.

Francezi ka nënshkruar kontratë dy vjet e gjysmë me skuadrën e pronarit rus, Roman Abramovich.

Ky transferim do t’i mundësojë francezit të luftojë për një vend në ekipin e kombëtares franceze që do të udhëtojë në Rusi për Botërorin e vitit 2018. /Gazeta Olle/