ZYRTARE: Chelsea e konfirmon përforcimin e parë për afatin kalimtar dimëror

Ross Barkley e ka kompletuar transferimin e tij nga Evertoni te Chelsea.

Kampioni i Premierligës dështoi ta transferojë anglezin në verën e ardhshme, por tani ”saga” ka mbaruar, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Dhe tani Chelsea e ka siguruar Barkleyn për një çmim më të vogël (15 milionë funte) pavarsisht se në verë u arritë marrëveshja për 32 milionë funte.

Reprezentuesi anglez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e gjysmë dhe do ta mbajë numrin 8 në fanellë, i cili ishte mbajtur nga Frank Lampard.

Barkley

Duke folur pas kompletimit të transferimit, mesfushori i ri i Chelseat tha:

”Jam tejet i lumtur dhe mezi pres të luaj. Mendoj se jam tejet i emocionuar pas kësaj lëvizje në karrierën time”.

”Të kem një start kaq relaksues te Chelsea është e pabesueshme për mua”.

”Shpresoj të përmirësohem dhe të shënoj sa më shumë gola”, u shpreh Barkley. /Gazeta Olle/

Barkley

Barkley