ZYRTARE: Challandes publikon listën, Kosova me dy përforcime

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Ato Kosova i luan ndaj Maltës si mysafirë, më 17 nëntor dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për herë të parë janë ftuar portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë mbahet të martën.

IMG_6186