ZYRTARE: Çekia zbulon listën për ndeshjen me Kosovën, konfirmohet mungesa e madhe

Përzgjedhësi i Republikës së Çekisë, Jaroslav Cilhavy ka publikuar sot listën për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit, atë me Kosovën dhe Bullgarinë.

Më 14 nëntor Çekia pret Kombëtaren tonë në një ndeshje vendimtare për kualifikim në EURO 2020.

Në listë mungon sulmuesi më i mirë çek, Patrik Schick, raporton Gazeta Olle.

Schick luan për Leipzigun në Bundesligën gjermane.
Foto: Hilmi Veliu