Zyrtare: Besa transferon dy futbollistë nga Prishtina (FOTO)

Klubi i futsallit Besa kërkon medoemos që në edicionin e ardhshëm të fitojë ndonjë trofe, pasi që skuadra në të gjitha aspektet është plotësuar.

Pejanët kanë prezantuar sot dy përforcimet e para, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Përmes një konference për shtyp, Besa ka prezantuar Drilon Paqarizin dhe Mërgim Dervishajn, të cilët vijnë nga Prishtina.

“Klubi po prezanton edhe zyrtarisht dy transferet e para për kampionatin 2017/18, Drilon Paqarizi dhe Mergim Dervishaj”, thuhet në konfirmimin në Facebook.

cats

Të dy lojtarët u shprehën shumë të lumtur që kanë arritur marrëveshje me Besën.

Një nga arsyet se pse kanë zgjedhur ata klubin nga Peja është edhe trajneri Adnan Hyseni, që sipas tyre punon në mënyrë profesionale.

Hyseni deklaroi që Besa në edicionin e ri nuk guxon t’i përsëritë gabimet që i bëri këtë sezon.

Kujtojmë që kampion aktual në futsallin kosovar është Liburni, që mundi Besën në gjysmëfinale dhe Feniksin në finale.

2 1