ZYRTARE: Bekim Isufi bëhet trajner te kjo skuadër e Superligës

Bekim Isufi edhe zyrtarisht është prezantuar si trajneri i Ferizajt.

Lajmi është publikuar tashmë nga faqja zyrtar e klubit në fjalë, shkruan GazetaOlle.

Njoftimi: Bekim Isufi trajner i skuadres sonë. Bordi udhëheqës i klubit futbollistik “Ferizaj”, sapo arriti marrëveshjen me trajnerin e mirënjohut z. Bekim Isufi, për të drejtuar skuadrën tonë, në kampionatin futbollistik 2019/2020. Shëndet e suksese i dëshirojmë trajnerit Isufi me skuadren tonë.

Fotografia e KF Ferizaj