ZYRTARE: Befason Gjilani, zgjedh këtë stadium për të zhvilluar ndeshjen ndaj Trepçës ‘89

Gjilani ka vendosur ta zhvillojë në Drenas duelin ndaj Trepçës ‘89 pas dënimit nga Komisioni Disiplinor, përcjelë Gazeta Olle.

“Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve.

Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjën kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falemnderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e nesërme( e diele), me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 13-të kampionale, në Ipko Superligël”, njofton Gjilani. /Gazeta Olle/