ZYRTARE: Bedri Greca bëhet me skuadër të re

Bedri Greca, sulmuesi i Gjilanit në edicionin vjeshtor është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi nga Shqipëria tashmë është prezantuar te skuadra e Kategorisë Superiore, Laçi, shkruan Gazeta Olle.

“Bedri Greca zyrtarisht pjesë e Laçit. Mirëserdhe kampion”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Laçit.

Greca, te Gjilani kishte shënuar tre gola kurse kishte shtuar edhe disa asistime.

Kurse, largimi i tij nga ‘Skifterat’ ka bërë shumë polemika mes tij dhe klubit të Gjilanit.