ZYRTARE: Basid Khalid prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi nga Gana, Basid Khalid ka kompletuar transferimin e tij te skuadra e Teutës së Durrësit.

Ganezi është prezantuar te Teuta si përforcimi i fundit në këtë afat kalimtar, shkruan Gazeta Olle.

Khalid ishte larguar nga Prishtina pas tri vite.

“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Basit Abdul Khalid është përforcimi i fundit zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmuesi 23-vjeçari nga Gana luante që nga sezoni 2016/2017 me Prishtinën në kampionatin e Kosovës ku ka zhvilluar 105 ndeshje zyrtare, dhe ka shënuar 30 gola dhe 11 asistime”, thuhet në njoftimin e Teutës./GazetaOlle

Fotografia e KF Teuta