Zyrtare: Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli përforcohen me këta basketbollistë

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni dhe Golden Eagle Ylli nga Theranda kanë paraqitur për regjistrim lojtarët ndërkombëtarë.

Bashkimi ka paraqitur basketbollistët Ljubo Shamadan (Kroacia), Aleksandar Gruev (Bullgaria), Jamir Rhashaad Hanner (SHBA), si dhe Samir Zekiqi e Urim  Zenelaj.

KB Golden Eagle Ylli ka paraqitur për regjistrim lojtarët Teylor Hanif Bassick (SHBA), Michael Harmon II (SHBA), si dhe  lojtarët  vendorë Artin Gashi (Rahoveci), Arian Tahiri (Bashkimi), Besnik  Azemi (Trepça), Egzon Kuqi (Peja) e Arif Mehmeti”, bëhet e ditur nga FBK.