ZYRTARE: Ballkani – Flamurtari, regjistrohet 0:3

Ndeshja e ndërprerë, Ballkani – Flamurtari, e luajtur të dielën në kuadër të javës 14 të Ligës së Parë, është regjistruar me rezultatin zyrtar, 0:3 për Flamurtarin e Prishtinës.

Kështu ka vendosur Komisari i Garave sot, njofton FFK, raporton Gazeta Olle.

“Komisioni i Garave, me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ballkani– KF Flamurtari , e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë, pas  administrimit të gjitha  provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në minutën e 34-t, andaj  bazuar konform  neni 49  paragrafi 1 të Propozicioneve të Garave ndeshjen e ndërprerë e regjistron me rezultat 3:0 në dobi të KF Flamurtari. Ekipi nikoqir konform nenit 17 dhe 18 të Propozicioneve të Garave ka pas detyrim të bëjë organizimin dhe sigurimin e ndeshjes, të cilin nuk e ka kryer në pajtueshmëri me dy nenet e lartcekura, konform nenit 57, paragrafi 3 të Rregullores së Garave, KF Ballkani si shkaktar i ndërprerjes së ndeshjes i nënshtrohet edhe masave ndëshkuese disiplinore të parapara me rregulloren disiplinore”, thuhet në arsyetimin e KG-s.