Zyrtare: Ballkani bëhet me trajner edhe për dy vitet e ardhshme

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka që këtë vit do garojë në elitën e futbollit kosovar e ka konfirmuar trajnerin për edicionin e ri.

Bekim Shotanit i është vazhduar kontrata edhe për dy vite.

Shotani morri skuadrën e Ballkanit në janar të këtij viti, duke e inkuadruar në Superligë direkt.

Ai ka treguar ndeshje mjaftë të mirë me klubin dhe për këtë kryesia i ka besuar.

Kurse deri më tani Ballkani është përforcuar me tre futbollist të cilët janë Besnik Krasniqi, Leart Emini dhe Egzon Shabani. /Gazeta Olle/