ZYRTARE: Arrihet marrëveshja, Korporata Dukagjini blen KF Besën

Është arritur më në fund marrëveshja që Korporata Dukagjini të blejë Klubin e Futbollit Besa.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi pejan, pas marrëveshjes së arritur sot.

“Kryesia e KF Besa në krye me kryetarin Mustafë Nila, njofton të gjithë dashamirët e klubit që është arritur marrëveshja e shumëpritur për kalimin e klubit nga OJQ, në Shoqëri Aksionare”, njofton Besa, raporton “GazetaOlle.com”.

“Gjatë bisedave të kryeatarit Nila, me kryetarin e Komunës së Pejës zt Gazmend Muhaxheri dhe pronarin e Korporates Dukagjini zt Ekrem Lluka, është arritur akordi që pikërisht Korporata Dukagjini të jetë bartëse e aksioneve në klub. Përveç Korporates Dukagjini, pjesë e Shoqërisë Aksionare do të jenë edhe: Komuna e Pejës, Kompania e sigurimeve Elsig, Burri Group SHPK, etj”, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë ditëve në vijim do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i klubit ku do të sqarohen të gjitha detajet e marrëveshjes.

Besa garon në Ligën e Parë, kurse për trajner kanë emëruar Ismet Munishin. /Gazeta Olle/