Zyrtare: Ardin Dallku largohet nga Vorskla Poltava

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ardin Dallku i ka dhënë lamtumiren skuadrës së Vorsklas në Ukrainë.

Vushtrriasi me anë të një postimi ka shkruar se pas 8 vite tashmë do largohet nga kjo skuader, raporton GazetaOlle.com.

“Kam kaluar 8 vite të lumtura të jetës sime te Vorksla. Ju falenderoj të gjithëve për mështetjen që më dhatë mua sepse këtu ishin hapat e mi të parë, andaj bëhet e vështirë për të ju thënë lamtumirë një ekipi kaq të madh si dhe tifozëve që më mbështetën e më bënë të ndihem si në shtëpi. Faleminderit Vorskla”, ka shkruar Dallku.

Image result for ardin dallku