ZYRTARE: Arbër Zeneli transferohet në kampionatin francez

Është zyrtare: Arbër Zeneli  do të vazhdojë karrierën në Francë.

Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga klubi holandez, Herenveen, me të cilët luajti Zeneli në vitet e fundit.

“Arbër Zeneli do të vazhdojë karrierën në Ligue 1 të Francës. Klubi i ka dhënë lejën të udhëtoj drejt Francës dhe të negociojë kontratën me Reimsin”, shkruan Herenveen, raporton Gazeta Olle.

Arbëri kërkohej edhe në Angli, Itali e Turqi.