Zyrtare: Aquilani kalon te Sporting Lisbona

Mesfushori i përfaqësueses se Italisë, Alberto Aquilani, i jep fund aventurës se tij te Fiorentina duke kaluar te klubi portugez, Sporting Lisbona.

Klubi portugez pak minuta më parë përmes llogarisë në Twitter zyrtarizoi mesfushorin 31-vjeçar, i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të Fiorentinës, transmeton Telegrafi.

Aquilani ka pasur një karrierë mjaftë të larmishme pasi ai ka luajtur për ekipe të mëdha si Liverpool, Milan, Roma dhe Juventus.