Zyrtare: Alban Dragusha emrohet ndimës i Ardian Nuhiut

Drita ka njoftuar se Alban Dragushës i është besuar posti i ndimës trajnerit të skuadrës.

Dragusha së fundi ishte trajner i KEKut në Superligë, shkruan Gazeta OLLE.

Njoftimi nga FC Drita:

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC DRITA

Klubi jonë krahas përforcimeve me lojtarë cilësor gjatë këtij afati kalimtar, rëndësi i ka kushtuar edhe stafit të trajnerëve ku ka arritur marrëveshje me Ablan Dragushen, një emër i madhë në futbollin Kosovar edhe më gjerë!

Albani i është bashkuar ekipit që nga dita e parë dhe besojm shumë që së bashku do të jemi edhe më të fort drejt realizimit të synimeve tona!

Para ardhjes te klubi jonë, Albani si trajner ka punuar te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka veshur edhe fanellën e FC DRITA.

Fotografia e Drita FC