Zyrtare: Agim Ibraimi bëhet me skuadër të re

Ajo që po flitej ditëve të fundit, nga dita e sotme bëhet realitet.

Futbollisti tetovar Agim Ibraimi rikthehet sërish në futbollin slloven dhe do të vesh fanellën e skuadrës Domzhale.

Agimi ishte pjesë e KF Shkëndija, Red Bull, Olimpija, Maribor, Eskishehir, Nafta, Cagliari dhe së fundit edhe Astana, sot firmosi për ekipin e Domzhales.

Lajmi është publikuar në mediumet sllovene edhe pse nuk jepen hollësi rreth kontratës.

Kujtojmë se Agim Ibraimi ka zhvilluar 39 ndeshje për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe ka shënuara 7 gola. Ibraimi dy herë u shpall “futbollist më mirë në Maqedoni”.