Zvicra U21 publikon listën e të ftuarve me tre futbollistë shqiptar: Në mesin e tyre edhe futbollisti që po kërkohet nga Kosova

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e disa shqiptarë të tjerë janë lojtarët kryesorë për kombëtaren e Zvicrës, mirëpo që është e varur nga shqiptarët na e vërtetuan edhe grup moshat U 21 të kombëtares së Zvicrës, të cilët ftuan tre shqiptarë për ndeshjen e shtatorit.

Futbollistët shqiptarë që janë ftuar janë Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Nedim Bajrami, të tre futbollistët janë 20 vjeçar.

U21 e Zvicrës do të luajn ndaj Liechtenstein më 10 shtator nga ora 18:30 në stadiumin “Rheinpark”, Vaduz, shkruan botasot.

Kujtojmë që të tre këta lojtarë, janë dëshirë edhe e Kosovës për të ardhmen.

Bastien Toma