Zvicra publikon listën e të ftuarve: Vjen Xhaka, mungon Shaqiri për këtë arsye

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit.

Gjeorgjia dhe Gjibraltari janë kundërshtarët e Zvicrës këtë muaj, shkruan Gazeta Olle.

Në listën e “helvetikëve” të ftuar janë vetëm dy futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, që të dytë pjesë e Premierligës.

Kjo për Xhakën do të jetë mjaft pozitive pas rastit me tifozët e Arsenalit.

Kurse, Xherdan Shaqiri mundon edhe në këtë grumbullim pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi.

Image