Zvicra në shokë, sulmuesit prej muajsh pa gola

Përfaqësuesja e Zvicrës ndodhet në krizë të thellë sa i përket formës momentale të sulmuesve të saj.

Katër sulmuesit e saj, në të cilët llogaritë në Evropianin e Francës, janë jashtë formës, derisa njëri ndodhet i lënduar dhe me gjasë do të mungojë në EURO 2016.

Josip Drmiq është lënduar dhe do të jetë jashtë fushës për rreth tre muaj. Ai pritet të mungojë edhe në Kampionatin Evropian me Zvicrën.

Haris Seferoviq, ka shënuar golin e fundit në Bundesligë më 28 nëntor të vitit të kaluar, dhe po përjeton krizë të madhe të golave.

Admir Mehmedi po ashtu golin e fundit e ka regjistruar më 24 nëntor në fanellën e Bayer Leverkusenit.

Breel Embolo, është pa gol që nga 8 nëntori. Vetëm Eren Derdiyor, është në formë të mirë, pasi ka shënuar 10 gola këtë sezon me Kasimpasan, shkruan Blick, raporton GazetaOlle.com.

Ky lajm padyshim se gëzon Kombëtaren shqiptare, me të cilën Zvicra përballet më 11 qershor. /Olle