Zvicra e sulmon Anglinë me 6 shqiptarë

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka ftuar gjashtë shqiptarë për dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016.

Helvetikët do të luajnë me Slloveninë dhe Anglinë.

Petkoviq ka ftuar Blerim Xhemajlin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Pajtim Kasamin dhe Admir Mehmedin.

Mediat zvicerane janë habitur me ftesat për Xhemajlin e Kasamin, të cilët nuk po kanë hapësira në klubet e tyre, pwrcjell GazetaOlle.com.