Zvicra e shqiptarëve mposhtet nga Danimarka, rrezikon “Euro 2020”

Zvicra ka pësuar humbje në udhëtim te Danimarka.

Në takimin e sotëm danezët fituan me rezultatin 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në takim e shënoi Yussuf Poulsen gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Danimarka tashmë ka 12 pikë dhe gjendet në pozitën e parë me pikë të njëjta me Irlandën.

Kurse, Zvicra gjendet në pozitën e tretë me katër pikë më pak se dy liderit dhe rrezikon kualifikimin në “Euro 2020”.