Zvicra e pafuqishme ndaj Anglisë

Anglia e ka mposhtur Zvicrën, në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte.

Anglezët fituan me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores e realizoi Marcus Rashford në pjesën e dytë.

Zvicra pati disa raste në fund të ndeshjes, por nuk arriti të barazojë.

Për zviceranët u aktivizuan lojtarët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Albian Ajeti.