Zvezda e konfirmon, të mërkurën do të luajë në Kosovë?

Cervena Zvezda pritet të vijë të mërkurën në Kosovë.

Tashmë, njoftimi është bërë edhe në faqen zyrtare të Zvezdës në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e njohur serbe, do të luajë ndaj Trepçës ilegale në veri të Mitrovicës.

“Dëshira jonë ishte që ndeshja të luhej në Mitrovicë dhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që u përmbush. Shkojmë në Kosovë dhe Metohi pothuajse çdo vit dhe e dimë se sa e rëndësishme është për njerëzit tanë, sa i presin sukseset tona sportive dhe sa presin me padurim ardhjen tonë në këtë ndeshje. Presim një stadium të plotë, lojë të mirë nga të dy ekipet dhe sjellje korrekte, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Dua të falënderoj FIFA-në dhe UEFA-në për përkrahjen dhe shpresoj që gjithçka do të shkojë në frymën e sportit dhe të lojës së ndershme”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq.

Ky takim pritet të zhvillohet në kuadër të Kupës së Serbisë, por që FFK ka reaguar edhe në FIFA për këtë çështje.

Kujtojmë se ndeshja ishte shtyrë pak ditë më parë, dhe se FFK ka thënë se në rast se Zvezda vjen në Kosovë atëherë pritet të përballet me reagimin e Policisë së Kosovës/GazetaOlle