Zlatan Ibrahimoviq e vendos të ardhmen

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron të largohet nga Manchester United.

“Mirror” raporton se sulmuesi është i gatshëm të mbetet në Old Trafford për dy sezonet e ardhshme. Ibrahimovic ka opsion për të vazhduar qëndrimin e tij në klub për një vit.

Por, ai dëshiron të mbetet edhe më gjatë, deri në moshën 37-vjeç.

Ylli suedez iu bashkua “Red Devils” në verën e vitit të kaluar pas largimit si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain.