“Zjarr” lista e top-shënuesve në Superligë: Pesë futbollistë në krye me numër të njëjtë të golave

Janë kompletuar 10-të xhiro të Superligës së Kosovës.

Pas këtyre xhirosh në listën e top-shënuesve prijnë pesë futbollistë, shkruan Gazeta Olle.

Blend Baftiu, Kastriot Rexha, Mendurim Hoti, Tomislav Busic dhe Gerard Progni kryesojnë këtë listë me 5 gola të shënuar secili.

Kurse, aty afër janë edhe pesë futbollistë të tjerë me nga katër gola që gjenden shumë afër kryesueseve.