Zinedine Zidane i përgjigjet Manchester Unitedit për transferimin e Gareth Bales

Zinedine Zidane e ka paralajmëruar Manchester Unitedin për transferimin e Gareth Bales.

Trajneri francez e konsideron anësorin uellsian si pjesë e rëndësishme e skuadrës së tij, andaj nuk dëshiron largimin e tij, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Mediat e kanë lidhur Balen me një largim nga Madridi në verën e ardhshme pas lëndimeve të njëpasanjëshme.

Këtu vlen të përmendet se ish-ylli i Tottenhamit mungon që nga muaji shtator.

Bale

Dhe kështu besohet se Manchester Unitedi është i interesuar që ta rikthejë Balen në Premier League.

”Ne e dimë që Bale mund të kontribojë për shumë gjëra te ne”.

”Ai është shumë i fortë, i shpejtë, teknikisht shumë i mirë dhe punon shumë”.

”Është e vërtetë që flitet shum për lëndimin e tij dhe për atë që ai luan vetëm tri ndeshja para mungesës së radhës”.

Bale

”Por, ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe ai e di këtë, u shpreh Zidane. /Gazeta Olle/