Zidane përplaset me James Rodriguezin në stërvitje

Zinedine Zidane e ka humbur durimin me James Rodriguezin. Trajneri i Real Madridit është përplasur me yllin kolumbian i cili është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në Santiago Bernabeu, gjatë këtij sezoni.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Zidane nuk dëshiron ta shikojë në sy Jamesin, për të cilin është i pakënaqur me nivelin e angazhimit të tij në stërvitje, përcjell “Lajmi.net”.

Lajmi shton spekulimet rreth largimit të Jamesit nga Real Madrid.